Zyra presidenciale e Ukrainës raporton se pushtuesit rusë kanë rrëmbyer Ivan Fedorovin, majorin e Melitopolit në Ukrainën jugore. Kamera e sigurisë së bashkisë duket se tregon rrëmbimin.
Ukraina akuzoi Rusinë për shkelje të ligjit ndërkombëtar, pasi ushtarët rusë rrëmbyen kryebashkiakun e Melitopolit, një qytet ukrainas që ra nën kontrollin e Rusisë.
Zyrtarët ukrainas thanë se kryebashkiaku i Melitopolit, Ivan Fedorov, u rrëmbye pasi u akuzua në mënyrë të rreme për terrorizëm, raporton Guardian, transmeton Klankosova.tv.
“Rrëmbimi i kryebashkiakut të Melitopolit është klasifikuar si një krim lufte sipas Konventave të Gjenevës dhe Protokollit Shtesë, të cilat ndalojnë marrjen e pengjeve civile gjatë luftës”, tha Ministria e Jashtme e Ukrainës në një deklaratë.
Rusia nuk ka komentuar për fatin e Fedorovit.