Rusë, hidhni armët”, ky është mesazhi i ushtarëve rusë që po mbahen peng nga forcat ushtarake të Ukrainës, teksa u përkulën para kamerave duke marrë përgjegjësi për mizoritë e presidentit rus, Vladimir Putin.
Ushtarët e mbajtur peng nga ukrainasit kritikuan ashpër Putinin për vrasjen e civilëve dhe fëmijëve ukrainas, shkruan Interfax.
Sipas Daily Mail një grup ushtarësh rusë me lot në sy kërkojnë falje për vrasjen e qytetarëve ukrainas.
I pari që shpërtheu në lot ishte ushtari rus Galkin Sergei Alekseevich./FolDrejt/