Pas votimit në parlamentin turk, disa ushtarë turq tashmë veç janë vendosur në Libi për ti ardhur në ndihmë kryeministrit legal Fayez al Sarraj dhe me gjasë për të luftuar kundër forcave të gjeneralit puçist Khalifa Haftar.
Lajmi është konfirmuar të dielën mbrëma nga vetë presidenti Rexhep Taip Erdogan.
“Një pjesë e ushtarëve turq janë rrugës për në Libi,” tha Erdogan, po pa specifikuar se cilët ushtarë dhe sa sosh janë nisur drejt Libisë.
Përndryshe Haftar ka bërë thirrje për “xhihad” kundër forcave të huaja, pavarësisht se vetë është sekular./Foldrejt.com