Ministri danez i Mbrojtjes u takua me homologun e tij ukrainas në Kiev.
Danimarka ka rënë dakord të marrë përsipër trajnimin e ushtarëve ukrainas në territorin e saj, njoftoi agjencia Ritzau, duke cituar ministrin e Mbrojtjes Morten Bodskoff , pas një takimi në Kiev me homologun e tij ukrainas, shkruan protothema, transmeton Fol Drejt.
Bodskov nuk dha më shumë detaje rreth numrit të ushtarëve ukrainas , kur dhe ku do të trajnohen.
“Nuk mund të hyj në detaje, por do të ketë trajnime të forcave të mbrojtjes ukrainase në Danimarkë”, tha ai për agjencinë.
Në gusht, ministria njoftoi se Danimarka do të mbështeste një program trajnimi të promovuar nga Britania për 130 ushtarë.
Kopenhaga mori pjesë në dy misione stërvitore kanadeze dhe britanike në Ukrainë pas vitit 2015 dhe gjithashtu ofroi armë dhe mbështetje për sigurinë kibernetike për Kievin pas pushtimit rus në shkurt./FolDrejt/