Shishmarin deklaroi se ai ishte urdhëruar të qëllonte mbi njeriun nga makina, shkruan Reuters.
Një gjykatë ukrainase dënoi sot me burgim të përjetshëm ushtarin rus Vadim Shishimarin për vrasjen e një civili të paarmatosur gjatë gjyqit të parë për krime lufte që nga fillimi i pushtimit rus.
Shishmarin (21), ndryshe komandanti i ekuipazhit të tankeve, u deklarua fajtor më parë për vrasjen e një 62-vjeçari më 28 shkurt në një fshat në verilindje të Ukrainës, transmeton Fol Drejt.