Një video e tmerrshme dyshohet se tregon një ushtar rus duke tredhur një të burgosur ukrainas , i cili, sipas raporteve të tjera, më pas u vra. Videoja tronditëse që po bën xhiron e internetit është bërë publike fillimisht nga profilet pro-ruse të Telegramit. Në të shihet një ushtar duke iu afruar një tjetri, i cili duket se i ka duart e lidhura dhe është shtrirë me fytyrë poshtë. Burri i shtrirë mban shenja të verdha dhe blu – ngjyrat e flamurit të Ukrainës.
Ushtari rus, i veshur me doreza kirurgjikale dhe duke mbajtur një thikë në dorë, më pas pret pjesën e pasme të pantallonave të të burgosurit, të cilin e mbajnë poshtë nga disa ushtarë rusë me uniforma kamuflazhi, dhe e tredh duke i treguar në kamer organet gjenitale të prera, shkruan protothema, transmeton Fol Drejt.
Origjina e videos mbetet e panjohur, si dhe se ku dhe kur është regjistruar, por raportet tregojnë se ushtari rus ishte filmuar më parë pranë fabrikës kimike Azot në Shiverondonetsk, në Ukrainën lindore, dhe se ai ishte anëtar i një grupi Çeçenët e njohur si “Batalioni Akhat” .
Të premten, këshilltari i presidentit ukrainas, Mykhailo Podoliak, konfirmoi vërtetësinë e videos dhe shprehu vullnetin e Kievit për të sjellë autorët para drejtësisë. “Bota duhet ta kuptojë këtë: Rusia është një vend kanibalësh që gëzojnë tortura dhe vrasje. Megjithatë, mjegulla e luftës nuk do të ndihmojë për të shmangur dënimin për xhelatët. Ne do të identifikojmë dhe do të kontaktojmë secilin prej jush ”, ka shkruar zyrtari./FolDrejt/