Ushtria amerikane ka konfirmuar se është në kërkim të mbetjeve të një baloni kineze të vëzhgimit që u rrëzua mbi ujërat territoriale të SHBA-së në Atlantik, pranë bregut të Karolinës së Jugut.
Pekini zyrtar i kërkoi Uashingtonit që të mos përshkallëzojë më tej situatën dhe të ndërmarrë veprime që dëmtojnë interesat kineze, duke përsëritur se ishte një balonë ajrore civile që aksidentalisht u largua në hapësirën ajrore të SHBA-së, raporton Reuters.
Incidenti acaroi më tej marrëdhëniet tashmë të acaruara midis dy vendeve dhe bëri që Uashingtoni të anulonte vizitën e planifikuar të Sekretarit të Shtetit Anthony Blinken në Pekin./FolDrejt/