Në rajonin Sagaing, pati luftime të ashpra dhe hakmarrje të përgjakshme të kryera nga ushtria e Mianmarit, me të cilat u përleshën pjesëtarët e Forcave të Mbrojtjes Popullore.
Forcat e ushtrisë së Mianmarit dogjën qindra shtëpi gjatë një bastisjeje tre-ditore në veri të vendit, raporton Guardian, duke cituar deklaratat e dëshmitarëve okularë.
Ushtarët shkatërruan shtëpi dhe dogjën motobarkat e përdorura nga vendasit për të transportuar ushqime, raportoi gazeta britanike./FolDrejt/