Sipas Danas, Aleksandër Vuçiq i cili karrierën në ekzekutiv e ka nisur në vitin 2012 në pozitën e Ministrit të Mbrojtjes në Qeverinë e Serbisë, është duke heshtur para një fenomeni i cili e ka goditur Ushtrinë e Serbisë: ikjen e ushtarëve, shkruan Fol Drejt.
“Megjithatë, kur kamerat janë të fikur, fotografia nuk është aq mbresëlënëse. Njerëzit kanë vite që janë larguar nga ushtria dhe në një masë të tillë që publiku tashmë po vë në pikëpyetje aftësinë e saj operacionale” – shkruan Danas, duke e vënë në pikëpyetje nivelin përgatitor të ushtrisë.
“Të revoltuar nga të ardhurat e ulëta, kushtet e dëshpëruara të punës dhe roli i shtesave, njerëz të të gjitha gjinive dhe gradave heqin uniformat” – vijon më tej artikulli.
Siç theksohet, ministria e mbrotjes ka provuar ta zgjidh problemin me anë të ndryshimeve ligjore:
“Drafti i ri i ndryshimeve në Ligjin për Ushtrinë zbulon sesi Ministria e Mbrojtjes e sheh zgjidhjen – shtim i orarit të punës, vështirësi në pagesën e orarit jashtë orarit, ngushtim i aktiviteteve sindikaliste… Krahas censurës tashmë të zbatuar në Fletoren Zyrtare Ushtarake, që të mos dihet se sa persona po largohen” – shkruan Danas.
Sipas artikullit në fjalë, politika karshi këtij fenomeni, ka zgjedhur një opsion ideal: të heshtë!/FolDrejt/