Ish-pjesëtarët e FARC-ut, duke përfshirë katër gra, u vranë në një operacion të mbështetur nga helikopteri në qytetin San Vicente del Caguan, në rajonin administrativ Caqueta
Ushtria kolumbiane ka vrarë 10 ish-pjesëtarë të Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC), raporton Anadolu Agency (AA).
Ish-pjesëtarët e FARC-ut, duke përfshirë katër gra, u vranë në një operacion të mbështetur nga helikopteri në qytetin San Vicente del Caguan, në rajonin administrativ Caqueta.
Një sasi e madhe armësh dhe municionesh u sekuestruan gjithashtu gjatë operacionit kundër organizatës guerile që nënshkroi një traktat paqeje me qeverinë në vitin 2016.
Megjithatë, disa anëtarë e refuzojnë marrëveshjen dhe vazhdojnë të operojnë në zona të largëta të vendit.