Rusia ka humbur tashmë rreth 142,860 trupa në Ukrainë (+590 gjatë ditës së kaluar), sipas Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, raporton Ukrinform, përcjell Fol Drejt.
Midis 24 shkurtit 2022 dhe 19 shkurtit 2023, humbjet totale luftarake të armikut përfshinin gjithashtu 3,310 tanke (+7 gjatë ditës së kaluar), 6,545 automjete të blinduara luftarake (+12), 2,327 sisteme artilerie (+1), 469 sisteme të raketave të shumëfishta lëshimi, 243 sisteme luftarake kundërajrore, 298 avionë, 287 helikopterë, 5196 mjete motorike dhe depozita karburanti, 18 luftanije/anije, 2016 mjete ajrore pa pilot, 224 njësi pajisje speciale (+1). Gjithsej 873 raketa lundrimi armike (+2) u rrëzuan.
Kujtojmë se, më 18 shkurt 2023, forcat ukrainase zmbrapsën sulmet e armikut pranë 12 vendbanimeve në rajonet Kharkiv, Luhansk dhe Donetsk. /FolDrejt/