Ushtria izraelite kreu një sulm ajror në Rripin e Gazës mbrëmë disa orë pasi ndaloi një raketë të lëshuar nga zona dhe pasi SHBA u bëri thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga dhuna e mëtejshme në Izrael dhe Bregun Perëndimor të pushtuar.
Ushtria tha se sulmet e saj ajrore synonin vendet e prodhimit të raketave dhe armëve të përdorura nga Hamasi, raporton Reuters.
Deri më tani nuk ka raportime për viktima të mundshme./FolDrejt/