Forcat e armatosura të Kinës kanë zhvilluar stërvitje ushtarake në perëndim dhe lindje të Tajvanit të hënën në një lëvizje që analistët e cilësuan paralajmërim për ishullin e vetë-qeverisur dhe Shtetet e Bashkuara, shkruan CNN.
Aeroplanmbajtësit kinez Liaoning po kryenin manovra rreth Tajvanit, tha ushtria kineze në një deklaratë të hënën.
Sipas deklaratës së Kinës, ajo ishte një stërvitje rutinore, një trajnim i organizuar sipas planit vjetor, për të testuar efektivitetin e trupave të trajnuar dhe për të forcuar aftësinë e tyre për të ruajtur sovranitetin kombëtar, sigurinë dhe interesat.
Ndërkohë, të paktën 10 avionë luftarakë të Ushtrisë Çlirimtare të Popullit (PLA), duke përfshirë katër avionë luftarakë J-16 dhe katër J-10, një avion Y-8 dhe një avion KJ-500, bënë stërvitje në hapësirën e vetë-qeverisur të Tajvanit, sipas Ministrisë së Mbrojtjes.