CNN raporton se automjetet ushtarake ruse kanë hyrë në Ukrainë përmes Krimesë, bazuar në një video të publikuar nga Roja Kufitare e Ukrainës.
Nuk është e qartë se nga cili vendkalim kufitar hyjnë automjetet në Ukrainë, Chongar në lindje ose Kalanchak në perëndim.
Më herët këtë mëngjes, një video e drejtpërdrejtë nga kufiri i Bjellorusisë tregoi një kolonë trupash dhe automjetesh ushtarake që kalonin në Ukrainë.
Videoja është xhiruar rreth orës 6:48 të mëngjesit me kohën lokale në vendkalimin midis Senkivka, Ukrainë dhe Veselovka, Bjellorusi, transmeton Fol Drejt.
Roja Kufitare në një deklaratë zyrtare tha se kufijtë e tyre u sulmuan nga Rusia dhe Bjellorusia, “me përdorimin e artilerisë, pajisjeve të rënda dhe armëve të vogla”./FolDrejt/