Ukraina njoftoi se ushtria ruse forcoi pozicionet e saj në lindje për të parandaluar avancimin e ushtarëve ukrainas në rajonet lindore.
Në deklaratën e bërë nga Shtabi i Përgjithshëm ukrainas, thuhet se ushtria ruse forcoi pozicionet e saj në këto rajone për të parandaluar avancimin e forcave të armatosura ukrainase në rajonet lindore dhe se avionët rusë bombarduan objektet e infrastrukturës civile dhe ushtarake në lindje dhe objektet industriale në pjesë të tjera të vendit, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në deklaratë, ku thuhet se forcat ruse po përpiqen të pengojnë avancimin e ushtrisë ukrainase në drejtimet Slobojansk dhe Kharkiv dhe po përgatiteshin të sulmonin sërish në drejtimin Slavyansk, më tej theksohet se forcat ruse sulmuan qytetin Drobishevo në drejtim të Limanit me mortaja dhe me sisteme raketash dhe avionë në drejtim të Donetskut.
Po ashtu njoftohet se sulmet e kryera nga forcat ruse në qytetet Sirotino, Vyskriva, Kamyanka dhe Ugledar nuk ishin të suksesshme dhe ushtria ruse hapi zjarr ndaj infrastrukturës civile në vendbanimet Kamenskoy, Orehovo, Novoselka dhe Gulyaipole, si dhe ndaj ushtrisë ukrainase të vendosur në Liman, Tavrida, Trudolyubovka dhe Osokorovka.
Deklarata tha se objektet e infrastrukturës civile u goditën dhe ndërtesat private u shkatërruan si rezultat i sulmit me raketa në rrethin Belgorod-Dnestrovsky në rajonin Odessa nga avionët rusë, duke shtuar se forcat ruse kryen përpjekjet e shpëtimit në ujërat pranë Ishulli të Gjarprit, ku u godit anija ruse e zbarkimit.
Në deklaratë thuhet se 11 sulme të ushtrisë ruse u zmbrapsën ditën e fundit në Donetsk dhe Luhansk, u shkatërruan pesë tanke, një sistem raketash kundërajrore, gjashtë sisteme artilerie, 12 mjete luftarake dhe automjete të blinduara, një avion Su-25, 3 UAV dhe një raketë lundruese./FolDrejt/