Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës ka njoftuar se ushtria ruse ka humbur 24.500 ushtarë, 194 avionë, 155 helikopterë dhe 1.077 tanke.
Në një deklaratë lidhur me humbjet e ushtrisë ruse në periudhën 24 shkurt – 4 maj, Shtabi i Përgjithshëm ukrainas tha se ushtria ruse e cila ka sulmuar Ukrainën ka humbur edhe 300 ushtarë të saj në 24 orët e fundit, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
“Ushtria ruse ka humbur gjithsej 24.500 ushtarë si dhe janë rrëzuar 194 avionë dhe 155 helikopterë, ndërsa janë shkatërruar 1.077 tanke, 2.610 mjete të blinduara, 491 topa, 163 sisteme raketahedhëse dhe 81 sisteme të mbrojtjes ajrore që u përkasin rusëve”, thuhet në deklaratë.
Forcat ruse po ashtu kanë humbur 1.867 automjete, 10 anije dhe skafe të lehta shpejtësie dhe 303 mjete ajrore pa pilot (dronë).
Ministria ruse e Mbrojtjes në një deklaratë më 25 mars njoftoi se në Ukrainë kanë humbur jetën 1.351 ushtarë rusë./FolDrejt/