Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës ka njoftuar se ushtria ruse deri më tani ka humbur 24.700 ushtarë, 196 avionë, 155 helikopterë dhe 1.092 tanke.
Në një deklaratë lidhur me humbjet e ushtrisë ruse në periudhën 24 shkurt – 5 maj, Shtabi i Përgjithshëm ukrainas tha se ushtria ruse e cila ka sulmuar Ukrainën ka humbur edhe 200 ushtarë të saj në 24 orët e fundit, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
“Ushtria ruse ka humbur gjithsej 24.700 ushtarë si dhe janë rrëzuar 196 avionë dhe 155 helikopterë, ndërsa janë shkatërruar 1.092 tanke, 2.651 mjete të blinduara, 499 topa, 169 sisteme raketahedhëse dhe 83 sisteme të mbrojtjes ajrore që u përkasin rusëve”, thuhet në deklaratë.
Forcat ruse po ashtu kanë humbur 1.907 automjete, 10 anije dhe skafe të lehta shpejtësie dhe 312 mjete ajrore pa pilot (dronë). Po ashtu vihet në dukje se nga njësitë e mbrojtjes ajrore të Ukrainës janë goditur dhe shkatërruar edhe 89 raketa lundruese të lëshuara nga rusët.
Ministria ruse e Mbrojtjes në një deklaratë më 25 mars njoftoi se në Ukrainë kanë humbur jetën 1.351 ushtarë rusë./FolDrejt/