Ushtria ruse përdori për herë të parë një raketë hipersonike për të goditur një objektiv ushtarak në Ukrainë duke ngjallur mjaft interes në rrethet e strategëve të ushtrisë në SHBA dhe gjetkë. CNN raporton sëfundmi se ushtria amerikane e ka ndjekur lëshimin e kësaj raketa që prej momentit kur është bërë gati deri te objektivi i saj.
Kjo është hera e parë që një raketë hipersonike përdoret në luftë duke bërë që SHBA-të të kenë mjaft interes për të zbuluar sa më shumë mbi prodhimin rus. Gazetari i CNN Jim Sciutto shkruan se amerikanët nuk kanë kapur mat me lëshimin e kësaj rakete, ndërsa thekson se përdorimi i saj tregon se rusët kanë mungesa në raketat e tjera “cruise”.
“Burimet më thonë se ushtria amerikane ndoqi lëshimin e saj nga territory rus”, tha ai.
Raketat hipersonike konsiderohen si fjala e fundit e teknologjisë pasi për shkak të shpejtësisë së madhe të fluturimit nuk mund të kapen nga sistemet anti-ajrore normale. Krahas kësaj, ato fluturojnë shumë ulët dhe mund të godasin objektiva mijëra kilometra larg.
Raketat hipersonike mund të fluturojnë vetëm disa qindra metra nga toka, ndryshe nga ato balistike klasike që u duhet të bëjnë një parabolë të madhe deri në goditjen e objektivit./FolDrejt/