Ushtria e Rusisë tha se rrëzoi dhjetë dronë ukrainas gjatë një sulmi ndaj instalimeve të saj në Krime.
Kjo u njoftua një ditë pas një inkursioni të ngjashëm të dronëve në territorin rus, përcjell Fol Drejt.
“Një përpjekje e Kievit për të nisur një sulm në shkallë të gjerë me dron mbi instalimet në gadishullin e Krimesë është penguar”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes ruse.
Sipas ministrisë, mbrojtja kundërajrore ruse rrëzoi gjashtë dronë ukrainas dhe katër u çaktivizuan në mënyrë elektronike.
Dje është kryer një sulm me dron në territorin rus dhe nuk është shkaktuar asnjë dëmtim i tyre. Për herë të parë, një nga këta dronë u rrëzua në rajonin e Moskës. Tre u qëlluan gjatë natës nga e hëna në të martë në rajone të tjera.
Nuk është hera e parë që dronët sulmohen në Krime, një gadishull që Rusia aneksoi në vitin 2014, ku ndodhet flota e saj në Detin e Zi dhe të cilin e përdor si bazë të pasme për ofensivën e saj në Ukrainë.
Dronët shënjestruan portin e Sevastopolit në dhjetor, një termocentral në fillim të tetorit dhe selinë kryesore të flotës ruse të Detit të Zi në gusht.
Në fund të tetorit, anijet ruse në Gjirin e Sevastopolit ishin shënjestër e një sulmi, i cili e detyroi Rusinë të pezullonte përkohësisht një marrëveshje të rëndësishme për eksportin e grurit ukrainas./FolDrejt/