Ushtria ruse ka kryer sulme vdekjeprurëse ndaj forcave ukrainase në rajonin jugor të Ukrainës.
Kështu të paktën pretendon Moska zyrtare, shkruan The Guardian, transmeton Fol Drejt.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, ushtria ruse ka shkatërruar shtatë depo municionesh në lindje dhe jug të vendit, duke përfshirë rajonin e Zaporizhzhia.
Ukraina, e cila ka rritur përpjekjet e saj për të rimarrë rajonet e kontrolluara nga Rusia në jug, tha javën e kaluar se Moska po ridislokonte forcat e saj për të mbrojtur territorin e pushtuar.
Rusët nuk i kanë ndalur sulmet me raketa, ndërsa raportimet flasin për përplasje të ashpra./FolDrejt/