Sipas komandës ushtarake ruse, ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu miratoi tërheqjen e trupave nga Khersoni, shkruan The Kyiv Independent, përcjell Fol Drejt.
Gjenerali Sergey Surovikin, kreu i forcave ruse në Ukrainë, tha më 9 nëntor se ishte “një vendim i vështirë”.
“Pasi vlerësova situatën, unë propozoj të përgatiten mbrojtje përgjatë bregut të majtë të lumit Dnipro,” tha Surovikin.
Më herët, u vra Kirill Stremousov, nënkryetari i qeverisë së pushtimit të paligjshëm të Rusisë në rajonin Kherson. Stremousov, një politikan dhe bloger lokal ukrainas, mirëpriti pushtimin rus të Khersonit dhe u bë një zë kyç pro-rus në rajon.
Major Serhiy Tsehotskiy, zyrtari i shtypit i Brigadës së 59-të të Motorizuar, tha javën e kaluar se udhëheqësit e pushtimit të emëruar nga Rusia ishin tërhequr përtej lumit. Trupat ruse plaçkitën qytetin.
“Ne kemi të dhëna se çdo gjë me vlerë tashmë është zhvendosur nga Kherson,” tha ai. “Ne e dimë me siguri se e gjithë administrata e qytetit, të gjitha institucionet qeveritare, tashmë janë bosh, ndërtesat nuk kanë më as flamuj. /FolDrejt/