Sipas të dhënave të përpiluara nga deklaratat e drejtuesve lokalë dhe institucioneve zyrtare ukrainase, ushtria ruse ka vazhduar sulmet e saj me avionë dhe raketa duke vendosur në objektiv strukturat civile në vend.
Ushtria ruse përgjatë gjithë natës ka ndërmarrë sulme ndaj strukturave civile në njësitë e vendbanimeve në kryeqytetin Kiev dhe në qytetet Chernihiv, Kahrkiv, Mariupol të Ukrainës, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Sipas të dhënave të përpiluara nga deklaratat e drejtuesve lokalë dhe institucioneve zyrtare ukrainase, ushtria ruse ka vazhduar sulmet e saj me avionë dhe raketa duke vendosur në objektiv strukturat civile në vend.
Guvernatori i rajonit Chernihiv, Viacheslav Chaus, njoftoi se qyteti bombardohet vazhdimisht nga rusët.
Chaus tha se forcat ruse vendosin në objektiv infrastrukturat civile dhe se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 53 civilë.
Në kryeqytetin Kiev njoftohet se të paktën një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur pasi edhe një ndërtesë tjetër është goditur me raketë në sulmet e ndërmarra nga forcat ruse.
Sipas njoftimit nga Shërbimi i Situatave Emergjente të Ukrainës, raketa e cila ka goditur katin e 16-të të ndërtesës në Kiev ka shkaktuar dëme të mëdha dhe se rreth 30 persona janë evakuuar.
Ndërkohë, në rajonin Merefa në qytetin Kharkiv është goditur me raketë një institucion arsimor. Teksa në këtë sulm nuk janë shënuar humbje jete, njoftohet se për shkak të shpërthimit ndërtesa është përfshirë nga flakët.
Zv/guvernatori i qytetit Mariupol, Sergei Orlov, njoftoi se në qytet nuk ka mbetur pothuajse asnjë ndërtesë e pa dëmtuar.
Orlov theksoi se rreth 90 për qind e banesave janë vendosur në objektiv gjatë bombardimeve, duke shtuar se ndërtesat ose janë shembur plotësisht ose janë dëmtuar./FolDrejt/