Pushtuesit rusë kanë qëlluar mbi një makinë që transportonte banorë të qytetit Oleshky (rajoni Kherson) duke vrarë kështu dy të rritur dhe duke plagosur një fëmijë, raporton Ukrainska Pravda, përcjell Fol Drejt.
Lajmin e konfirmoi Yevhen Ryshchuk, Kryetar i Bashkisë së Oleshky, në rrjetin social Facebook.
“Egërsirat qëlluan mbi një makinë që transportonte banorë të Oleshky, sepse ata përfillën kërkesën e pushtuesve për t’u ndalur. Pasagjerët morën plagë me predha. Dy pasagjerë u vranë, njëri vdiq në vend dhe një tjetër vdiq në shtratin e operacionit. Një vajzë pesëvjeçare mbijetoi por i është prerë gishti.”
Kryetari i Bashkisë Oleshky ka theksuar se pushtuesit janë të vetëdijshëm se po pësojnë humbje; prandaj janë shumë nervoz dhe po qëllojnë të gjithë ata që, sipas tyre, janë kërcënim për ta. /FolDrejt/