Forcat e Armatosura Serbe po bëhen më efikase dhe po rrisin gatishmërinë e tyre luftarake dhe po analizojnë në detaje konfliktet në Ukrainë. Kështu deklaroi presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në konferencën për shtyp në Pasuljanski Livadi, ku mori pjesë në fazën finale të trajnimit të pjesëtarëve të Forcave të Armatosura të Serbisë me armët dhe pajisjet e reja ushtarake, shkruan Danas, transmeton Fol Drejt.
“Shtabi ynë i Përgjithshëm ndjek çdo ditë ngjarjet në Ukrainë, ne mësojmë shumë nga përvoja e tyre dhe rëndësia e madhe e përdorimit të artilerisë raketore e cila po bëhet e dukshme”, theksoi Vuçiq. Ne duhet të jemi gati për të penguar këdo që do të donte të kryente agresion ndaj vendit tonë. Investimi ynë në ushtri është i madh” – shkruajnë mediat ruse, duke e cituar presidentin e Serbisë.
“Do të investojmë edhe më shumë. Në fund të këtij viti presim ardhjen e grupit të parë të dronëve kamikazë, të cilët i kemi porositur dhe paguar”, tha Vuçiq dhe shtoi se Serbia do të vazhdojë të financojë prodhimin e saj të dronëve.
TASS kujton se presidenti i Serbisë deklaroi më herët se deri në fund të vitit, Beogradi pret ardhjen e “disa qindra deri në një mijë dronëve kamikazë që janë porositur në Lindjen e Mesme”, duke theksuar se kjo është për të “zhbindur një agresor të mundshëm”.
Fjalimin e Vuçiqit u transmetua edhe në portalin Krasnaya Vesna, i cili po ashtu thekson faktin se Serbia po vëzhgon sipër nga Ukraina dhe në përputhje me rrethanat po e rrit gatishmërinë e saj luftarake. Teksti në këtë portal titullohet “Vuçiq: Ushtria serbe rrit efektivitetin e saj duke studiuar situatën në Ukrainë”.
Portali ushtarak rus Profile.ru shkruan se presidenti i Serbisë ka treguar se vendi synon të investojë edhe më shumë në dronë dhe se Beogradi ka porositur dhe paguar për një grup dronësh kamikazë. Dërgesa e parë pritet të arrijë para fundit të vitit 2023.
Presidenti shtoi se Serbia do të vazhdojë të financojë prodhimin e saj. “Po flasim për dronët e zbulimit dhe ata që janë në gjendje të mbajnë municione të rënda”.
Vuçiq, kujton ky portal, ka thënë në qershor se Serbia ka vendosur të mos i reklamojë askujt nivelin e saj të gatishmërisë luftarake përveç NATO-s. Kjo deklaratë është bërë në sfondin e përkeqësimit të situatës në komunat serbe në veri të Kosovës./FolDrejt/