Për këtë stërvitje ka njoftuar Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë Niko Peleshi, nëpërmjet një njoftimi në llogarinë e tij në Facebook, shkruan Fol Drjet.
Peleshi ka bërë të ditur se stërvitja është kryer në rajonin e Vaut të Dejes.
“Një tjetër stërvitje e rëndësishme përfundoi në rajonin stërvitor të Vaut të Dejës. Batalioni I i Këmbësorisë, zhvilloi stërvitjen kompaktësuese të koduar #Hajmeli23, me qëllim përmirësimin e aftësive taktike në operacionin mbrojtës. Forcat e Armatosura vazhdojnë të punojnë fort për të siguruar se jemi gati për të përballuar çdo sfidë në mënyrë efektive dhe me sukses” – ka njoftuar Peleshi.