Pas masave të marra të sigurisë, komandot, të cilët hynë një nga një në zonat ku fshiheshin terroristët, në shpella sekuestruan një numër të madh municionesh, armësh dhe pajisjesh të përdorura nga terroristët në sulme.
SARP ÖZER – Në kuadër të një operacioni antiterrorist, ushtria turke ka sekuestruar armë dhe municione të ndryshme të organizatës terroriste PKK në një shpellë në veri të Irakut, duke përfshirë armë antitank AT-4 të prodhimit suedez, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Pas një sulmi ku mbetën të vrarë pesë ushtarë turq nga terroristët e PKK-së, aksionet në rajonin e operacionit “Pençe-Kilit” (Kthetra-Dryni) vazhdojnë pavarësisht kushteve të vështira të motit dhe terrenit.
Komandot që neutralizuan një grup terroristësh që iu përgjigjën me zjarr thirrjeve të ushtarëve turq për t’u dorëzuar në shpellën ku ishin bllokuar, zbuluan edhe shpella të tjera në rajon.
Pas masave të marra të sigurisë, komandot, të cilët hynë një nga një në zonat ku fshiheshin terroristët, në shpella sekuestruan një numër të madh municionesh, armësh dhe pajisjesh të përdorura nga terroristët në sulme.
Në shpella u gjetën gjithashtu televizorë, pranues satelitorë, ngrohës, gjeneratorë dhe mjete jetese.
Siç njoftohet, një nga shpellat ishte shumëkatëshe dhe e ndarë në dhoma, dhe aksesi në katet e poshtme sigurohej me shkallë. Kjo shpellë vlerësohet të jetë përdorur nga udhëheqësit e organizatës terroriste.
Në shpella u sekuestruan armë dhe municione të përmasave të ndryshme, ndër të cilat tërhoqën vëmendjen armët antitank AT-4 të prodhimit suedez.
Turqia ka organizuar operacione të njëpasnjëshme kundër PKK-së në Irakun verior që nga viti 2020. Operacioni më i fundit, “Pençe-Kilit”, filloi në prill për të shënjestruar strehëzat e PKK-së në rajonin Metina të Irakut./FolDrejt/