Në operacionin e zhvilluar në 4 provinca me qendër në Ankara kundër organizatës terroriste DAESH janë arrestuar 10 të dyshuar.
Ekipet e Departamentit të Policisë së Ankarasë për Anti-terror dhe Degës së Inteligjencës ekzaminuan pamjet nga materialet digjitale të marra nga anëtarët e organizatës terroriste DEASH, të cilët më parë ishin arrestuar, si dhe nga pamjet e publikuara për qëllime propagandistike në faqet e internetit të lidhura me organizatën, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Duke analizuar videot e marra si rezultat i punimeve të koordinuara, inteligjenca dhe policia përcaktoi identitetin e të dyshuarve, të cilët mendohej se kryenin aktivitete të armatosura brenda organizatës dhe që kishin hyrë më parë në Türkiye.
Duke marrë masa, ekipet e policisë nisën një operacion të njëkohshëm për arrestimin e 7 të dyshuarve me banim në Ankara dhe 3 shtetasve të huaj me banim në Konya, Kayseri dhe Gaziantep.
Ndërkohë që të gjithë të dyshuarit janë dërguar në stacionin policor, gjatë kontrollit të kryer në adresat e tyre janë sekuestruar një numër i madh materialesh digjitale dhe dokumente organizative.
Mësohet se po vijon procedimi i të dyshuarve në Drejtorinë e Degës se Anti-terrorit në Ankara./FolDrejt/