Forcat famëkeqe të mercenarëve rusë “Vagner Grup” të cilët akuzohen edhe për lidhje të ngushta me presidentin Vladimir Putin, kanë filluar të tërhiqen nga Libia. Ata deri tani kanë luftuar përkrah forcave të gjeneralit puçist Khalifa Haftar, të cilët kanë shtrirë ndikimin në shumicën e vendeve libiane, përveç kryeqytetit Tripol që udhëhiqet nga kryeministri legjitim dhe i njohur nga OKB, Fayes Saraj.
Ky vendim i rreth 250 forcave mercenare ruse vjen pak ditë pasi ushtarët turq ishin vendosur në Libi dhe pas vizitës së Putinit në Stamboll.
Përndryshe forcat turke janë reshtuar pas kryeministrit Saraj, kurse Rusia, Franca, Emiratet, Egjipti dhe Arabia Saudite janë vendosur pas gjeneralit Haftar./Foldrejt.com