Këshilltari i kabinetit të presidentit ukrainas, Podoljak tha se pala ruse po përpiqet të gjejë aleatë që do t’i dërgojnë ushtarët e tyre drejt vdekjes në territorin ukrainas.
Këshilltari i kabinetit të presidentit ukrainas, Mikhail Podoljak njoftoi se ushtria ukrainase ka nisur një ofensivë kundër ushtrisë ruse në disa zona të Ukrainës, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
“Ajo që po ndodh tani është se ushtria ukrainase ka nisur një kundërsulm në disa zona operative. Kjo do të ndryshojë rrënjësisht pozicionin e palëve”, shkroi Podoljak në Twitter.
Podoljak gjithashtu vuri në dukje se pala ruse po përpiqet të gjejë aleatë që do t’i dërgojnë ushtarët e tyre drejt vdekjes në territorin ukrainas.
Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës, e cila filloi më 24 shkurt, nxiti reagime të ashpra ndërkombëtare, që çuan në sanksione financiare kundër Moskës dhe inkurajoi eksodin e kompanive globale nga Rusia.
Sipas OKB-së, të paktën 691 civilë janë vrarë dhe 1.143 janë plagosur në Ukrainë që nga fillimi i luftës. Në të njëjtën kohë, më shumë se 3 milionë njerëz kanë ikur në vendet fqinje./FolDrejt/