Rusia nuk i ka ndalur sulmet kundrejt Ukrainës prej 27 ditësh. Ditën e sotme ushtria ukrainase ka postuar një tjetër video të bombardimeve në profilin e saj zyrtar në Twitter.
Nga pamjet e filmuara me dron shihen shpërthime dhe tym i dendur. Supozohet se ukrainasit kanë goditur autokolonën ruse, por pamjet nuk tregojnë gjithçka.
“Okupatorët rusë vazhdojnë të humbasin pajisjet dhe karvanet mbështetëse”, shkruan ukrainasit në Twitter.
