Ushtria ukrainase tha të dielën se në vend se të nisin ofensiva të reja, forcat ruse gjerësisht janë të fokusuara në riparimin e pajisjeve të dëmtuara dhe humbjeve të tyre.
Ushtria po ashtu akuzoi Rusinë se “qëllimisht po krijon kushte për krizë humanitare” në zonat ku forcat e saj kanë marrë territorin nën kontroll, duke parandaluar që konvojet me ndihmë të arrinin në Kherson të shtunën mbrëma, transmeton Fol Drejt.
Ndërkaq, në një postim të mëhershëm, ushtria pretendoi se ka riparuar linjën e mbrojtjes në disa zona në jug dhe tha se ka ndaluar me sukses ofensivën ruse pranë Iziumit, që gjendet në lindje të Ukrainës./FolDrejt/