Sipas Skynews, Ukraina ka shënuar përparimin e saj më të madh në jug të vendit që nga fillimi i luftës, pasi ka zbrapsur forcat ruse në atë pjesë, përcjell Fol Drejt.
Ushtarët ukrainas kanë arritur t’i rimarrin nën kontroll disa fshatra përgjatë lumit Dnipro.
Qyteti i Dudchany, i cili ndodhet rreth 30 km në jug të vendit është tashmë në kontrollin e forcave ruse. Kjo tregon përparimin më të shpejtë të luftës në jug deri më tani.
Gjithsej 31 tanke ruse u shkatërruan ndërsa forcat ukrainase përparuan në jug.
Po ashtu, në lindje, forcat ukrainase kanë rritur gjithashtu ofensivën e tyre, duke marrë në kontroll më shumë territor në zonat e aneksuara nga Rusia dhe duke kërcënuar linjat e furnizimit për trupat e saj.
Presidenti Volodymyr Zelenskiy tha se ushtria e Ukrainës kishte marrë nën kontroll një sërë zonash por nuk dha detaje të mëtëjshme. Forcat ukrainase rimorën të shtunën qytetin lindor të Liman, pasi Kremlini njoftoi tërheqjen e trupave ruse./FolDrejt/