Mijëra rekrutë të rinj të ushtrisë zvicerane nuk do kenë mundësi pushimi deri në fund të tetorit, kjo për arsye se “ata janë më të sigurtë në kazermat e ushtrisë sesa jashtë tyre” si pasojë e Covid19, informon srf.ch, përcjell foldrejt.com.
Kjo ndalesë pushimi vlen për rreth 10 mijë rekrutë. Deri tani në ushtrinë zvicerane janë paraqitur rreth 24 raste pozitive me Covid19.
Zvicra është ndër shtetet e pakta europiane, që e ka të detyrueshme ushtrinë./Foldrejt.com