Në kohë krizash ose gjendje të jashtëzakonshme, është ushtria ajo që merr përsipër disa punë. Një gjë e tillë shihet edhe me rastin e virusit korona Covid-19, ku ushtria zvicerane ka marrë në dorëzim t’u vijë në ndihmë mjekëve.
Në njoftimin e lëshuar nga ushtria zvicerane, bën me dije se ka marrë përsipër transportin e pacientëve në kantonin kufitar me Italinë Ticino duke krijuar vende spitalore shtesë në tendat e ushtrisë zvicerane.
“Falë infrastrukturës së krijuar shpejt, Ushtria Zvicerane po heq presionin nga stacionet e urgjencës në Ticino. Vende spitalore shtesë janë krijuar nga tendat e ushtrisë, transporti i pacientëve me ambulanca të ushtrisë ka filluar pa probleme. Bashkëpunimi midis ushtrisë, organizatave mjekësore dhe mbrojtjes civile për popullsinë lokale është shembullor. Ju faleminderit shumë për të gjitha përpjekjet tuaja,” shkruan mes tjerash në njoftimin e ushtrisë zvicerane.
Ngjashëm, edhe në Dibër janë dërguar njësi të ushtrisë së Maqedonisë. Por ushtria maqedonase nuk jep lajm konkret se çfarë do arrijë me prezencën e saj në Dibër, përveç “ruajtjes së qetësisë dhe sigurisë”……