Trajneri i Spanjës i dha skuadrës së tij shumë ushtrime të penalltive përpara Kupës së Botës, por nuk u shpërblye pasi ata humbën pikërisht në penallti nga Maroku.
Spanja është eliminuar nga Kupa e Botës nga Maroku me penallti. Të dy skuadrat luajtën një barazim pa gola që do të thoshte se duheshin goditje nga pika e bardhë për të përcaktuar fituesin. Luis Enrique pranoi se para ndeshjes skuadra e tij kishte bërë shumë stërvitje, por ai mundi vetëm të ulej dhe të shikonte si Carlos Soler, Pablo Sarabia dhe Sergio Busquets humbën të tre penalltitë e Spanjës.
“Unë imagjinoj se ata i kanë bërë detyrat e shtëpisë. Më shumë se një vit më parë, në një nga kampet e Spanjës, u thashë atyre se duhej të arrinin këtu me të paktën 1000 penallti. Nëse prisni derisa të arrini këtu për të praktikuar penalltitë nuk do të jetë e mjaftueshme”, u tha ai gazetarëve.
“Është një moment tensioni maksimal, një kohë për të treguar nervat dhe që mund të gjuash penalltinë në mënyrën që ke vendosur, nëse e ke stërvitur një mijë herë. Ajo thotë shumë për çdo lojtar. Është e stërvitshme, e menaxhueshme. si e menaxhon tensionin. Është gjithnjë e më pak fat – portierët kanë më shumë ndikim. Ne kemi një portier shumë të mirë, secili nga të tre mund të bëjë shumë mirë në këtë situatë. Sa herë që mbarojmë stërvitjen, shoh shumë lojtarë që bëjnë penallti .”
Spanja mund t’i ketë bërë detyrat e shtëpisë në lidhje me penalltitë, por sigurisht që nuk dha rezultat në Katar. Sarabia goditi shtyllën me goditjen e parë të Spanjës, ndërsa Soler dhe Busquets u mohuan të dy nga portieri Yassine Bounou, i cili ishte heroi për Marokun. Achraf Hakimi më pas i tregoi Spanjës saktësisht se gjuhet penalltia duke e vulosur fitoren me një panenka të bukur./FolDrejt/
NE TRE FOTO: