Një person mashkull është arrestuar në Gjilan si shkak i dhunës në familje.
Ky rast ka ndodhur pasditen e djeshme, rreth orës 17:00, në komunën e Gjilanit, transmeton Fol Drejt.
Në raportin 24 orësh që ka ardhur nga policia, thuhet se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Viktima si pasojë e dhunës ka pësuar lëndime trupore ku ka pranuar tretman mjekësor dhe është dërguar në strehimore, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /FolDrejt/