Një 33- vjeçar është arrestuar sot për dhunë në familje. I dyshuari me inicialet J.M shkak i një mosmarrëveshje kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij me inicialet E.M e moshës 33 vjeçare e cila kishte pranuar edhe tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime.
“Stacioni policor në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 12:30 ka pranuar një informacion se në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime është një rast i dhunës në familje. Në lidhje me këtë policia menjëherë i ka marr veprimet e nevojshme dhe ka dal në vendin e ngjarjes dhe rreth orës 16:00 ka arrestuar personin me inicialet J.M”, ka njoftuar Policia.
Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Shtime dhe pas intervistimit nga policët hetues të dhunës në familje, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj ai është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore./21Media