Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Ferizaj, për dhunë në familje.
I dyshuari M.G., 51 vjeçar, sot rreth orës 14:00 ka ushtruar dhunë ndaj djalit E.G., 24 vjeç dhe dy vajzave, A.G. 23 vjeçe dhe E.G. 21 vjeçe, me ç’rast viktimat kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin e Policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Dhunë në familje dhe lëndim trupor”./21Media