Një qytetar shqiptar nga Kosova po përballet me një akuzë të rëndë në Austri. Mediat austriake shkruajnë se 42-vjeçari do të dalë para gjykatës pasi akuzohet se para 13-vitesh ka dashur të vrasë bashkëshorten me energji elektrike, si dhe ka ushtruar dhunë në familje.
Mësohet se teksa bashkëshortja po pastrohej në banjë, shqiptari kishte vendosur kabllon elektrike në prizë në mënyrë që gruaja të mbytej nga energjia elektrike.
Por për fat të mirë gruaja, ka arritur që të shpëtoj.
Sipas asaj që raportohet nëse vërtetohen provat ndaj shqiptarit, i pandehuri mund të dënohet nga 20 vjet deri në burgim të përjetshëm./abcnews.al/