Një rast i dhunës në familje ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Vushtrri.
Sipas raportit 24 orësh të policisë rasti ka ndodhur rreth orës 11:00, transmeton Fol Drejt.
“Vushtrri 22.02.2022 – 11:00.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. Viktima pas intervistimit së bashku me tre fëmijët e saj është dërguar në strehimore, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, shprehet Policia e Kosovës.