Një person është arrestuar në Podujevë.
Rasti raportohet të ketë ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 12:05, transmeton Fol Drejt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar me probleme psikike për shkak se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij dy viktimat femra kosovare. Si pasoj e dhunës lëndime trupore kishte pësuar viktima – vajza e të dyshuarit e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari për shkak të krizës mendore është dërguar për trajtim në repartin e psikiatrisë”, theksohet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./FolDrejt/