Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Pejë.
Ky rast ka ndodhur gjatë pasdites së djeshme, transmeton Fol Drejt.
“Pejë 15.03.2022 – 14:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare, kunatës së tij. Viktima ka shkuar tek familja e saj, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shprehet policia në raportin 24 orësh./FolDrejt/