Gjatë orëve të pasdites së djeshme është arrestuar një person në Suharekë.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se i dyshuari mashkull, ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur, transmeton Fol Drejt.
“Suharekë 08.03.2022 – 13:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij viktimës femër kosovare (e mitur). Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, shprehet policia në raport./FolDrejt/