Një person nga Peja ka përfunduar në prangat e policisë, pasi që dyshohet se ka ushtruar dhunë në familjen e tij, si dhe ka poseduar armë pa leje, shkruan Fol Drejt.
Këto janë detajet nga raporti i policisë:
“Pejë, 31.05.2022-13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj anëtarëve të familjes. Dëshmitari mashkull kosovar, djali i të dyshuarit, kishte dorëzuar policisë një pushkë gjysëm-autmatike pasi ia kishte marrë të dyshuarit duke evituar rrezikun për lëndimin e ndonjë anëtari të familjes. Në shtëpinë e të dyshuarit janë sekuestruar edhe 36 fishekë, një karikator dhe 5 thika te ndryshme.”
Po ashtu bëhet e ditur se pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje./FolDrejt/