I dyshuari, sipas raportit 24 orësh të policisë, është përdorues i substancave narkotike, shkruan Fol Drejt.
Rasti është cilësuar si “dhunë në familje” dhe ka ndodhur në Prishtinë.
“Prishtinë 08.05.2022-21:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur dhe ka ushtruar dhunë psikike ndaj babait të tij viktimës mashkull kosovar dhe familjarëve të tjerë, pasi që i njëjti dyshohet se është përdorues i substancave narkotike. I dyshuari është dërguar në trajtim mjekësor në kliniken e psikiatrisë .”/FolDrejt/