Një burrë është arrestuar në Gjakovë nën dyshimin se ushtronte dhunë në vazhdimësi ndaj gruas së tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet nga policia, transmeton Fol Drejt.