Një tifoz terrorist i Crvena Zvezdës ka mbetur i vdekur gjatë aksionit terrorist që një grup serb i organizuar e ka kryer në Kosovë, gjatë ditës së diel.
Mediumi boshnjak,’Klix.ba‘ ka raportuar se Stefan Nedeljkovic ka mbetur i vrarë gjatë këtij aksioni të forcave të Policisë së Kosovës, që dyshohet se e kanë ekzekutuar terroristin në fjalë.
Bashkëshortja e Stefan Nedeljkoviqit, tifozit terrorist i ka shkruar disa fjalë në një postim në Instagram.
“Pres ende që dikush te me zgjojë nga ky makth. Nuk do të jem patetike e di që nuk të pelqen. Shpresoja deri në momentin e fundit që t’i do dilje nga ai pyll si fitues”.
“Ti do të jesh gjithmonë babai më i mirë në botë dhe do të jetosh përmes tyre në çdo sekondë, çdo minutë dhe orë”, ka thënë ajo në postimin e saj në Instagram, transmeton Fol Drejt.