Vajza e ish-presidentit të Uzbekistanit, Islam Karimov, Gulnar Karimov, përdori kompanitë britanike për të blerë shtëpi dhe aeroplanë me fonde të marra përmes ryshfetit dhe korrupsionit, raportoi sot BBC.
Duke iu referuar raportit të organizatës “Liria për Euroazinë”, i cili duhet të publikohet i plotë të martën, shërbimi publik britanik deklaroi se Karimova ishte pjesë e një grupi kriminal që kontrollonte asete mbi një miliardë dollarë në 12 vende. duke përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Rusinë dhe Britaninë e Madhe.
“Rasti Karimova është një nga rastet më të mëdha të ryshfetit dhe korrupsionit të të gjitha kohërave,” tha Tom Mayne, njëri nga studiuesit e Freedom Eurasia, transmeton Fol Drejt.