Legjendari Pele ndodhet në spital prej një muaji.
Më 29 nëntor, Pele u shtrua në spitalin Albert Einstein në Sao Paulo dhe mjekët njoftuan të mërkurën e kaluar se sëmundja ka përparuar dhe se Pele ka probleme me veshkat dhe zemrën. Që atëherë ata nuk kanë publikuar asnjë lajm për shëndetin e Peles.
Njëra nga vajzat e tij ka reaguar në rrjetet sociale.
“Këto momente janë të vështira për t’u përshkruar. Ndonjëherë ka shumë trishtim dhe dëshpërim, ndërsa herë të tjera qeshim dhe kujtojmë kujtime argëtuese”, ka shkruar Kelly Nascimento në Instagram.
Në spital ndodhen edhe anëtarë të tjerë të familjes.
“Nga kjo kemi mësuar se duhet të qëndrojmë së bashku. Është e vetmja mënyrë”, ka shkruar Kelly, transmeton Fol Drejt.