Vajza e rreshterit Afrim Bunjaku, i cili ra heroikisht gjatë ditës së djeshme, në veri të Mitrovicës, Arbenita Bunjaku ka prekur të gjithë me fjalën e saj të mbajtur në mbledhjen komemorative të organizuar në nderim të veprës së babait të saj.
“Vendin tënd në shtëpi nuk e zëvendëson askush”, janë fjalët e vajzës së Bunjakut.
25 vjeçarja, Arbenita, tutje vazhdoi duke thënë se “Ti flijove vetën për liri për këtë vend që ne dhe Kosova të jemi krenar me ty”, përcjell Fol Drejt.
Polici i vrarë la pas vetes përveç vajzës edhe dy djem dhe gruan.
Fjalën e plotë mund ta ndiqni KËTU.
/FolDrejt/